Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klinsmann mund ta marrë drejtimin e Koresë së Jugut

Ish-selektori i Gjermanisë, Jurgen Klinsmann mund ta marrë drejtimin e Koresë së Jugut. Kështu ka raportuar të mërkurën “Kicker”.

Aziatikët janë në kërkim të një pasuesi të Paulo Bentos, i cili dha dorëheqje pas Kupës së Botës në Katar. Klinsmann ka tre vjet që është i papunë.

Së fundi ai ishte trajner i Hertha Berlinit, ku dha dorëheqje në vitin 2020 pas vetëm 80 ditësh për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme.

58-vjeçari drejtoi Gjermaninë nga viti 2004 deri në vitin 2006 dhe nga viti 2011 deri në vitin 2016 selektor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai një vit punoi edhe te skuadra e Bayernit.

Artikuj të ngjashëm