Ish-selektori i Gjermanisë, Juergen Klinsmann, ka marrë drejtimin e Përfaqësueses të Koresë së Jugut. Federata e Koresë së Jugut ka njoftuar të hënën marrëveshjen me trajnerin gjerman, i cili do të jetë në krye të ekipit deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror të vitit 2026.
Në këtë post, Klinsmanni zëvendëson portugezin Paulo Bento, i cili u largua nga Koreja e Jugut pas Botërorit të Katarit.
Në turneun e Katarit, Koreja e Jugut arriti deri në 1/8 e finales, ku u eliminua nga Brazili me rezultatin 4:1. Klinsmanni ka qenë i pa punë prej vitit 2021 kur u largua nga Hertha e Berlinit, ndërsa në nivel nacional ka udhëhequr edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, në nivel klubesh, përveç Herthas, Klinsmanni ka qenë edhe në krye të Bayern Munichut për një sezon