Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koreja e Jugut shkarkon Klinsmannin

Juergen Klinsmann është shkarkuar nga posti i selektorit të Koresë së Jugut pas vetëm 12 muajsh në krye të kësaj përfaqësueseje.

Shkarkimi ka ardhur pas eliminimit të Koresë së Jugut në gjysmëfinale të Kupës së Azisë.

Pritshmëritë ishin që Koreja e Jugut të triumfojë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gjermani 59-vjeçar u emërua selektor i jugkoreanëve në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa kishte kontratë deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Koreja e Jugut humbi nga Jordania në Kupën e Azisë më 6 shkurt, dhe vazhdon pritja 64-vjeçare e jugkoreanëve për triumf në këtë garë. Klinsmann është legjendë e futbollit gjerman.