Një komitet këshillues për Federatën e Futbollit të Koresë së Jugut ka rekomanduar shkarkimin e Jurgen Klinsmannit pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Azisë.
Korea e Jugut u eliminua nga Jordania, ndërsa Klinsmann u kritikua për sjelljen ndaj politikanëve dhe tifozëve.
Ish-sulmuesi i Gjermanisë u kritikua po ashtu për buzëqeshjen shumë shpesh kur ekipi tij nuk paraqitej mirë.
Vendimi i tij për të mos u zhvendosur në Seul nga Los Angeles u pa disi si “mosrespektues”, sipas drejtorit teknik të komitetit, Bo-Kwan Hwang.