Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Vazhdojnë largimet te Koreja e Jugut pas dështimit në Botëror

Hong Myung-bo

Pas dorëheqjes së selektori, Hong Myung-bo, të hënën nga posti i presidentit të Federatës së Futboll të Koresë së Jugut, është larguar Chung Mong-gyu.

Largimi i tij vjen pas kritikave të ashpra pas eliminimit të hershëm të Koresë së Jugut nga Botërori.

Korja e Jugut nuk kaloi grupet, gjë që u vlerësua dështim në vendin aziatik.

“I gjithë suksesi është falë lojtarëve dhe tifozëve tanë, dhe të gjitha gabimet janë përgjegjësia ime. Jam i bindur se futbolli korean do t’i kapërcejë vështirësitë dhe do të arrijë sërish lartësi, siç ka bërë gjithmonë”, ka thënë Mong-gyu.

Superylli i futbollit të Koresë së Jugut, Son Heung-min, kërkoi falje për paraqitjen e ekipit. Tha se është “i lënduar në mënyrë të papërshkrueshme”.