Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Përzgjedhësi i Koresë së Jugut kërcënohet me vrasje

Hong Myung-bo

Policia e Koresë së Jugut po përgatit masa të mëdha sigurie në aerorportin ku do të mbërrijë ekipi pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Masat e sigurisë janë marrë pas kërcënimeve që ka marrë përzgjedhësi i Koresë së Jugut, Hong Myung-bo.

57-vjeçari është kërcënuar për jetën, pasi drejtoi ekipin e Koresë së Jugut që fitoi vetëm një ndeshje dhe nuk arriti të kualifikohej nga Grupit A.

Për të ruajtur përzgjedhësin e dorëhequr, janë angazhuar 160 policë.

Janë angazhuar po ashtu 25 roje sigurie speciale për Hong.