Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Shkaku i sigurisë, ish-përzgjedhësi i Koresë së Jugut shkon në SHBA

Hong Myung-bo

Nuk ka qetësi për të gjithë ata që e përfaqësuan Korenë e Jugut në Kupën e Botës. 

Eliminimi nga Botërori ka sjellë pakënaqësi të mëdha. Prej më të prekurve ishte ish-selektori Hong Myung-bo. Ai është parë në aeroport të premten duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Myung-bo ka pranuar kërcënime me vdekje, dhe për shkaqe sigurie ka zgjedhur shkuarjen në SHBA. 

Shumë biznese në Korenë e Jugut kanë vendosur njoftime se hyrja për trajnerin Hong Myung-bo është e ndaluar. 

57-vjeçari dha dorëheqje menjëherë pas dështimit në Kupën e Botës.