Fituesi i Kupës së Botës si futbollist, Fabio Cannavaro, ka pranuar ofertë nga Përfaqësuesja e Koresë së Jugut.
Jugkoreanët dështuan në Kupën e Azisë së fundmi, pasi u mposhtën 2:0 në gjysmëfinale të garës nga Jordania, nën drejtimin e selektorit gjerman, Jurgen Klinsmann.
Ai u kritikua shumë për rezultatet e arritura dhe u shkarkua.
Cannavaro i kaloi tre vjet në Kinë. Më pas pushoi për tre vjet të tjerë, ndërsa për 17 ndeshje e drejtoi Beneventon, nga e cila skuadër u largua në shkurt të vitit të kaluar.
Si futbollist ai ka luajtur për Napolin, Parman, Interin, Juventusin, Real Madridin e Shabab Al Ahlin.