Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Cannavaro emërohet selektor i Uzbekistanit

Fabio Cannavaro

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro, ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e selektorit të Përfaqësueses së Uzbekistanit.

Cannavaro me Uzbekistanin ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cannavaro do të asistohet nga një staf tërësisht italian.

Eugenio Albarella do të jetë ndihmës trajner, Francesco Troise, trajner kondicional dhe Antonio Chimenti, trajner i portierëve.

“Shoqata e Futbollit e Uzbekistanit ka nënshkruar një kontratë me Fabio Cannavaro, pjesëmarrës tre herë në Kupën e Botës, kampion i Kupës së Botës në vitin 2006 dhe një nga mbrojtësit më të mirë të epokës moderne. Trajneri italian do të udhëheqë ekipin tonë kombëtar në përgatitje për Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë”, shkruhet në komunikatën e Federatës së Futbollit të Uzbekistanit.

52-vjeçari Cannavaro së fundi ishte trajner i Dinamo Zagrebit. Gjigantin kroat e drejtoi muaji dhjetor i vitit të kaluar deri në muajin prill.

Ka qenë edhe trajner i Udineses, Beneventos dhe i Al-Nassrit.