Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

E testuar nga Kosova, Çekia fillon Botërorin ndaj Koresë së Jugut

Çekia

Edhe ndeshja e dytë e Kupës së Botës zhvillohet në Meksikë. Koreja e Jugut dhe Çekia përballen nga ora 4:00 e mëngjesit, të premten, në Guadalajara. Ndeshja i takon Grupit A ku bëjnë pjesë edhe Meksika dhe Afrika e Jugut.

Të dy përfaqësueset e shohin ndeshjen e parë si mundësi për pikë të plota. Në fakt grupi vlerësohet i përafërt, me të gjitha katër përfaqësueset me gjasa për avancim në raundin e dytë.

Çekët kthehen në Botëror pas 20 vjetësh. Në “Gjermania 2006” ishin ndalur në fazën grupore. Çekia e luajti ndaj Kosovës ndeshjen e parë përgatitore për Botëror. Më 31 maj në Pragë, Çekia fitoi 2:1.

Ndërkohë më 4 qershor në SHBA, çekët fituan 3:1 ndaj Guatemalës. 

Në Botëror, përfaqësuesja çeke u kualifikua përmes plejofit. Në gjysmëfinale fitoi me penallti ndaj Irlandës, njëjtë si ndaj Danimarkës në finale.

Edhe Garë e hapur për vendin e dytë dhe tretë në Grupin A Botërori 2026 Garë e hapur për vendin e dytë dhe tretë në Grupin A

Çekët nuk kanë ndonjë emër të madh të futbollit. 

Jugkoreanët mbështeten shumë në përvojën e kapitenit Son Heung-min. Ai po luan në SHBA te Los Angeles, pas karrierës impresive me Tottenhamin. Lee Kang-in është te PSG-ja, ndërsa Kim Min-jae te Bayerni. Koreanët e tjerë janë më pak të njohur.

Koreja e Jugut prej vitit 1986 paraqitet rregullisht në Botëror. Vendi i katërt në vitin 2002 mbetet bindshëm suksesi më i madh. Në “Katari 2022” u ndal në një të tetën e finales.

Kjo do të jetë përballja e parë e dy përfaqësueseve në Botëror. 

“Botërori është ëndërr për secilin lojtar. Shumë futbollistë nisin të luajnë për shkak të dashurisë ndaj lojës. Derisa zhvillohen, synim i zakonshëm është të përfaqësojnë vendin e tyre. Dhe pasi e arrijnë këtë, fokusi kthehet drejt paraqitjes në Botëror. Kupa e Botës është ëndërr e secilit futbollist”, ka thënë selektori i Koresë së Jugut, Hong Myungbo.

Koreja e Jugut është prej superfuqive aziatike të futbollit. Dhe nivelin synon ta dëshmojë që në ndeshjen e parë të Botërorit.

Edhe Çekia dhe Afrika e Jugut kërkojnë këndelljen pas humbjeve Botërori 2026 Çekia dhe Afrika e Jugut kërkojnë këndelljen pas humbjeve

Por Patrick Schick dhe lojtarët e tjerë çekë kanë të tjera synime.

“Të gjithë ne futbollistët ëndërrojmë të luajmë në Botëror, skenën më të madhe të sportit. Për Çekinë kualifikimi në Botëror është gjë e madhe”, ka theksuar Schick, që pret përkrahjen e tifozëve çekë në Botëror.