Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Garë e hapur për vendin e dytë dhe tretë në Grupin A

Mbyllet pjesa e parë, Çekia në epërsi

Çekia e di se vetëm fitorja kundër Meksikës i mjafton në përpjekje për të arritur në 1/32 e finales.

Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Meksikës luhet në orën 3:00 të mëngjesit të së enjtes në Mexico City.

Meksika u bë përfaqësuesja e parë që kaloi fazën e grupeve, falë fitoreve ndaj Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.

Çekët e humbën ndeshjen e parë nga Koreja e Jugut, ndërsa barazuan me Afrikën e Jugut.

Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut do të përballen po nga ora 3:00 në mëngjesin e së enjtes, në kuadër të Grupit A.

Edhe Meksika bindëse, eliminohet Çekia Botërori 2026 Meksika bindëse, eliminohet Çekia

Koreja e Jugut është e dyta pas Meksikës me tre pikë, ndërsa Afrika e Jugut dhe Çekia kanë nga një.

Afrikës së Jugut po ashtu i duhet fitore për të pasur shpresë për avancim nga faza e grupeve, ndërsa Koresë së Jugut i mjafton një pikë për siguruar vendin e dytë në grup.