Klubi i hendbollit Trepça do t’i zhvillojë në Bosnjë-Hercegovinë dy ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Hendbollistët e Trepçës udhëtuan të enjten në Bosnjë-Hercegovinë, ku të premten dhe të dielën do t’i luajnë të dy ndeshjet me skuadrën Vogoshqa.
Të premten nga ora 19:00 e luan ndeshjen e parë, kurse të dytën të dielën prej orës 17:00.
Mitrovicasit, fitues të Kupës së Kosovës, dy herë kanë garuar deri tani në kupa kontinentale dhe e kërkojnë suksesin.
Trepça dhe Vogoshqa janë pajtuar që dy ndeshjet të luhen në Bosnjë-Hercegovinë.
Artikuj të ngjashëm