Edhe volejbollistet e Kosovës e kanë luajtur të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të “European League 2026”.
Në Gorazhde të Bosnjë-Hercegovinës, volejbollistet kosovare janë mposhtur nga ato boshnjake me 3:0 në sete.
Të shtunën, Kosova pësoi 3:1 në sete nga Spanja.
Ndaj Bosnjë-Hercegovinës, volejbollistet kosovare pësuan 25:18, 25:22 dhe 25:23.
Ndeshjet e radhës të volejbollisteve janë në Greqi. Më 12 qershor është ndeshja ndaj Greqisë, ndërsa më 14 qershor ndaj Portugalisë.