Volejbollistët dhe volejbollistet e Kosovës kanë pësuar të tjera disfata në “European League 2026”.
Volejbollistët humbën nga Estonia dhe Austria me rezultat të njëjtë, 3:0 në sete.
Ndaj Estonisë, “Dardanët” humbën të premten, kurse ndaj Austrisë të shtunën. Ndeshjet u zhvilluan në Tallin të Estonisë.
Asnjë set nuk e fituan as volejbollistet.
Humbën nga Greqia dhe Portugalia, 3:0.
Ndeshjet e volejbollisteve u zhvilluan në Larissa të Greqisë. Volejbollistet i luajtën dy ndeshjet e para në Gorazhde të Bosnjë-Hercegovinës, javë më parë. U mposhtën nga Spanja 3:1 në sete dhe nga volejbollistet boshnjake me 3:0 në sete.
Dy ndeshjet e para të volejbollistëve u zhvilluan në Riga të Letonisë, ndërsa Kosova humbi nga Rumania dhe Letonia, 3:0.
Edhe
Volejbollistet e Kosovës mposhten 3:0 në sete nga Bosnjë-Hercegovina
Ndeshjet e radhës të Kosovës si për volejbollistë ashtu edhe për volejbolliste zhvillohen javën e ardhshme në Prishtinë.
Meshkujt përballen me Maqedoninë e Veriut dhe Izraelin, kurse femrat me Malin e Zi dhe Hungarinë.
Janë edhe ndeshjet e fundit në kuadër të “European League 2026”.