Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë: Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor

Besnik Tahiri

Foto: Driton Paçarada

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet në Kuvend.

Tahiri ka bërë të ditur se kërkesa për debat parlamentar lidhur me energjinë dhe dështimet në këtë sektor është dakorduar që të shqyrtohet gjatë javës së ardhshme.

Ai ka theksuar se situata aktuale është shqetësuese, pasi, sipas tij, Kosova po e blen energjinë me çmimin më të lartë në nivel të Ballkanit Perëndimor, ndërsa blloku B1, të cilin e ka cilësuar si një nga më të rëndësishmit, aktualisht është jashtë funksionit.

“Sot për sot Kosova është duke blerë çmimin më të lartë të energjisë në nivel të Ballkanit Perëndimor. Sot për sot blloku më i rëndësishëm i B1 është jashtë funksionit. Diskutimi për energjinë realisht është diskutimi për jetën, trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit, jo vetëm energjetik por edhe strategjik i Kosovës”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. 

Ndërkohë, seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten, në orën 12:00. 

Lexo përditësimet tjera
Kryesia e Kuvendit

Seanca e ardhshme e Kuvendit të enjten nga ora 12:00

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca e ardhshme e Kuvendit të mbahet të enjten...