Klubi i futbollit të femrave, Mitrovica, është fituese e Kupës së Kosovës.
Të premten pasdite, KFF Mitrovica mposhti kampionen EP Com Hajvalia me rezultatin 2:1.
Finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Albulena Guri shënoi golin e epërsisë për skuadrën EP Com, por mitrovicaset u kthyen në pjesën e dytë dhe e përmbysën rezultatin me dy gola.
Edona Kryeziu në minutën e 58-të dhe Kaltrina Biqkaj pesë minuta më vonë, shënuan golat e fitores.