Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll të femrave është caktuar të zhvillohet më 17 maj dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 17:00. Në finale të Kupës do të përballen dy skuadrat më të mira në futboll të femrave, EP Hajvalia dhe Mitrovica.
Të dyja ekipet janë në garë edhe për titull të kampionit të edicionit aktual. Në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë bërë thirrje të ketë sa më shumë shikues.
“Jo vetëm tifozët e këtyre ekipeve, por edhe dashamirët e futbollit në përgjithësi të jenë të pranishëm në stadium për të krijuar një atmosferë sa më të mirë dhe për të dëshmuar mbështetjen për futbollin e femrave e për t’i inkurajuar lojtaret e të dyja ekipeve që të japin më të mirën e tyre në fushë”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
EP Hajvalia në gjysmëfinale eliminoi Dukagjinin, të cilin e mposhti 4:1, kurse Mitrovica 16 Qershorin me shifrat, 7:1.
Mitrovica është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës. E pati mposhti EP Hajvalinë me rezultatin 2:1.