Kampioni i Kosovës, Trepça ’89, është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pas humbjes turpëruese nga Vikinguri i Ishujve Faroe.
Pas humbjes 2 me 1 si mysafir në ndeshjen e parë, pritej që 89-shi të shfrytëzonte rastin për të kaluar tutje në debutimin historik, por kjo nuk ndodhi. Klubi mitrovicas u turpërua në shtëpi duke humbur 1 me 4.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi u keqësua për 89-shin kur Blerand Kurtishaj u ndëshkua me të kuq në minutën e 33-të.
Në pjesën e parë, Anghel dhe një autogol i Islamit i dhanë epërsinë e dyfishtë mysafirëve.
Në 45-minutëshin e dytë, Vatnhamar shënoi dy golat tjerë para se Hasani të ngushtonte epërsinë për rezultatin përfundimtar 1 me 4.