Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça ’89, ka pësuar golin e parë në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Vikinguri i Ishujve Faroe realizoi pas vetëm 17 minutash lojë përmes Vatnhamarin. Ai u asistua nga Gjorgjeviq.
Kjo është ndeshja e parë e një klubi kosovar në arenën evropiane.