Blerand Kurtishaj i Trepçës ’89 është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 33-të ndaj Vikingurit duke lënë mitrovicasit me një futbollist më pak në fushë.
Kurtishaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër.
89-shi dhe Vikinguri janë duke barazuar pa gola në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e parë kampioni i Kosovës e humbi me rezultat 2 me 1.