Kampioni i Kosovës, Trepça ’89, ka pësuar në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve nga Vikinguri i Ishujve Faroe.
Mitrovicasit humbën me rezultat 2 me 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVatnhamar realizoi i pari në ndeshje për vendasit duke shënuar ndaj kosovarëve në minutën e 17-të. 89-shi arriti të barazonte rezultatin në pjesën e parë përmes Fiton Hajdarit që shënoi supergol në minutën e 39-të.
Lawal shënoi golin e fitores për vendasit në minutën e 73-të.
Takimi i kthimit dhe vendimtari për kalim në raundin e dytë zhvillohet më 4 korrik në Mitrovicë.