Kampioni i ri i La Ligës, Real Madridi, të enjten mbrëma ka fituar bindshëm ndaj skuadrës së fundit në elitën e futbollit spanjoll, Levantes së Enis Bardhit.
Bardhi u inkuadrua në lojë nga minuta e 39-të, por nuk la gjurmë.
Madrilenët katër herë shënuan vetëm në pjesën e parë.
Ferlan Mendy në minutën e 13-të e shënoi golin e parë. Golin e dytë e realizoi Karim Benzema gjashtë minuta më vonë. Sulmuesi francez hyri në histori të Real Madridit, pasi e shënoi golin e 323-të me fanellën madrilene, duke e barazuar në këtë statistikë Raul Gonzalezin.
Për 3:0, u përkujdes Rodrygo, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi edhe Vinicius Junior, që në këtë ballafaqim realizoi “hat-trick”.
Sulmuesi brazilian realizoi sërish në minutën e 68-të, ndërsa tregolëshin e kompletoi shtatë minuta para fundit.
Edhe
Real Madridi vazhdon me fitore në La Liga
Deri në fund të stinorit në La Liga kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.
Reali në 36 ndeshje ka mbledhur 84 pikë, kurse Levante e fundit ka 29 pikë.