Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benzema shkëlqen në fitoren e Real Madridit

Karim Benzema ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit përballë Almerias të shtunën mbrëma.

Real Madridi fitoi me rezultatin 4:2, ndërsa Benzema e shënoi “hat-trickun” e tretë në tetë ndeshjet e fundit.

Me tri golat e shënuar në kuadër të xhiros së 32-të të La Ligas spanjolle, Benzema kalon i katërti në renditjen e shënuesve më të mirë në La Liga me 234 gola në total. Listës i prin Lionel Messi me 474 gola.

Sulmuesi francez e kompletoi tregolëshin në pjesën e parë, me golat e minutës së pestë, të 17-të dhe të 42-të.

Lazaro shënoi për mysafirët në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.

Rodrygo dy minuta pas pushimit shënoi për 4:1, kurse Lucas Robertone në minutën e 61-të, vulosi rezultatin e këtij ballafaqimi.

Real Madridi në pozitën e dytë në La Liga ka 68 pikë. Almeria në luftë për mbetje në elitë ka 33 pikë.

Artikuj të ngjashëm