Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bellingham shkëlqen në fitoren e Realit

Jude Bellingham ka shkëlqyer në fitoren e dytë të Real Madridit në sezonin e ri të La Ligas. Mesfushori anglez realizoi dy gola dhe asistoi një herë në fitoren 3:1 ndaj Almerias.

Almeria kaloi e para në epërsi në minutën e tretë përmes Arribasit.

Bellingham barazoi rezultatin në minutën e 19-të. Realin e kaloi në epërsi në minutën e 60-të, ndërsa asistoi në të 73-n për Viniciusin për ta vulosur fitoren.

Në dy ndeshje këtë edicion, Bellinghami i transferuar sivjet nga Dortumdi, ka realizuar tre gola.

Në dy ndeshje, Reali ka dy fitore.

Artikuj të ngjashëm