Futboll

Goli i Bellinghamit vendos top-ndeshjen në “Bernabeu”

Real Madrid

Me golin e Jude Bellinghamit, Real Madridi ka vazhduar ecurinë e fitoreve në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi fitoi 1:0 ndaj Juventusit. Ishte kjo ndeshja kryesore e mbrëmjes në Champions. Të martën e të mërkurën janë luajtur ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së ligës.

Ashtu si pritej, Real Madridi dominoi në fushë dhe krijoi raste të shumta. Por konkretizoi vetëm një herë. 

Ylli anglez, Bellingham, shënoi me asistim të Vinicius Juniorit. I gjithë reparti sulmues i madrilenëve shfaqi ndeshje të madhe, por duke konkretizuar vetëm një herë.

Te Juventusi në stol ishte Edon Zhegrova, por që nuk e fitoi rastin.

Me humbjen në “Bernabeu”, kriza e Juventusit vetëm sa është thelluar. Në fundjavë pësoi 2:0 nga Como në Serie A. Para asaj humbjeje i kishte pesë barazime rresht.

Fitoren e fundit skuadra nga Torino e ka shënuar që më 13 shtator. 

Ndërkohë Madridi është në formë të mirë. Në Champions ka tri fitore rresht, njëjtë si PSG-ja, Bayerni, Interi e Arsenali.

Lexo përditësimet tjera
Liga e Kampioneve

Ndeshjet e xhiros së tretë të Championsit