Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reali i afrohet në një pikë Barcelonës

Real Madrid

Real Madridi vazhdon ecurinë pozitive të rezultateve në La Liga dhe të dielën e rreshtoi fitoren e tretë.

Me pikët e fituara ndaj Getafes në kuadër të xhiros së 15-të të La Ligas, madrilenët i janë afruar në një pikë Barcelonës lidere, ndërsa e kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Barcelona gaboi të shtunën pasi u mposht në shtëpi 2:1 nga Las Palmasi. Tani Barça ka 34 pikë, një më shumë se Reali.

Real Madridi, që në mesjavë pësoi disfatë 2:0 nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, kaloi në epërsi pas gjysmë ore lojë me golin që e shënoi Jude Bellingham.

Mesfushori anglez, tetë minuta më vonë, asistoi për mrekulli për sulmuesin francez.

Edhe Barcelona bën hap të madh drejt titullit Futboll Barcelona bën hap të madh drejt titullit

Mbappe me gjuajtje të saktë shënoi për 2:0 dhe për golin e tetë të kampionatit spanjoll. Rezultati nuk ndryshoi më.

Reali në dy ndeshjet e kaluara në La Liga fitoi ndaj Leganesit e Osasunas, por në “Champions” i ka dy humbje rresht, nga Milani e Liverpooli.