Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 27-të të La Ligas për të mbajtur distancën me Real Madridin në krye të tabelës.
Katalonasit fituan 1:0 si mysafirë të Athletic Bilbaos, falë supergolit të Lamine Yamalit në minutën e 68-të.
Me këtë fitore, Barça mbërrin në kuotën e 67 pikëve. Ajo është sërish katër pikë mbi Realin që e ndjek në garën për titull.
Bilbao në anën tjetër ka 35 pikë në pozitën e nëntë.