Në 9 pikë ka shkuar dallimi mes Barcelonës në krye të tabelës dhe Real Madridit që e ndjek në rrugën për titull në La Liga.
Skuadra e Hansi Flickut fitoi të shtunën 4:1 në xhiron e 31-të ndaj Espanyolit.
Ferran Torres shënoi dy gola, ndërsa me nga një kontribuuan edhe Lamine Yamal e Marcus Rashford.
Në tabelë, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund, Barça ka mbërritur në 79 pikë të tubuara. Reali ka 70.
Espanyoli është në pozitën e dhjetë me 38 pikë.