Vinicius Junior ka shënuar “hat-trick” në fitoren e thellë të Real Madridit të shtunën ndaj Osasunas, ndërsa gol realizoi edhe Jude Bellingham.
Kampioni në fuqi i La Ligas e mposhti Osasunan 4:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu” të shtunën gjatë ditës.
Braziliani e hapi serinë e golave në minutën e 34-t.
Ai shënoi me asistim të Jude Bellinghamit.
Bellinghami më pas shënoi për 2:0 në minutën e 42-të. Për mesfushorin anglez ishte goli i parë i sezonit aktual në të gjitha garat.
Vinicius Junior në pjesën e dytë realizoi edhe dy gola tjerë në minutën e 61-të dhe të 69-të, për fitoren e thellë.
Ishte fitorja e parë pas dy disfatave të njëpasnjëshme, nga Barcelona në La Liga dhe Milani në “Champions”.
Në pjesën e parë, Real Madridit iu lënduan tre futbollistë, Rodrygo, Eder Militao dhe Lucas Vazquez.
Reali me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë me 27 pikë.
Osasuna ka gjashtë pikë më pak.