Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi bindshëm ndaj Osasunas

Vinicius

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse të shtunën ndaj Osasunas.

Los Blancos të shtunën shënuan fitore 4:2 në udhëtim.

Vinicius Junior në minutën e katërt e hapi serinë e golave, para se Antonio Budimir në minutën e shtatë të barazonte rezultatin.

Dani Carvajal në minutën e 18-të riktheu epërsinë për Realin.

Brahim Diaz në minutën e 61-të thelloi epërsinë e madrilenëve, ndërsa Vinicius me golin e dytë personal shënoi për 1:4 në minutën e 64-t.

Iker Munoz në fund vulosi rezultatin përfundimtar 2:4.

Reali është në vendin e parë me 72 pikë, dhjetë më shumë se Girona e 11 më shumë se Barcelona që kanë nga një ndeshje më pak.

Osasuna e 10-ta ka 36 pikë.

Artikuj të ngjashëm