Real Madridi është shokuar të shtunën mbrëma duke u mposhtur në udhëtim nga Osasuna me rezultatin 2:1.
Me këtë humbje, Reali, ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme në garën për titull kampioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ndërmjet Osasunas dhe Realit i takoi javës së 25-të të La Ligas.
Osasuna e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi Ante Budimir nga penalltia në minutën e 38-të.
Vinicius Junior i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 73-të.
Ndërsa sulmuesi spanjoll, Raul Garcia, e shënoi golin e fitores 2:1 për vendësit në minutën e 90-të.
Për Realin ishte disfata e parë pas tetë fitoreve radhazi në elitë. Ndërsa në total ishte humbja e tretë këtë edicion. Ka edhe 19 fitore dhe tri barazime.
Reali është lider me 60 pikë. Dy pikë më pak ka Barcelona në vendin e dytë. Por Barça e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Të dielën nga ora 16:15, Barça e pret Levanten.
Osasuna renditet në pozitën e nëntë me 33 pikë.