Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në epërsi prej dy golave pas pjesës së parë ndaj Barçës

Real Madridi po avancon me dy gola ndaj Barcelonës në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Pas 45 minutave të parë, rezultati është 3:1 në favor të ekipit madrilen. E më i merituari për këtë epërsi është sulmuesi i krahut, Vinicius Junior. Braziliani ka shënuar “hat-trick” brenda 40 minutave lojë. Reali e zhbllokoi rezultatin në minutën e shtatë kur Vinicius Junior u asistua nga Jude Bellingham.

Tre minuta më vonë, Vinicus mori top nga Rodrydo për ta dyfishuar epërsinë. Barcelona u kundërpërgjigj me supergolin e Robert Lewandowskit (33’), por Vinicus e riktheu avantazhin prej dy golave në minutën e 39-të kur shënoi nga penalltia.