Real Madridi e ka mposhtur për herë të dytë Manchester Cityn për vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas fitores 3:0 në Madrid javën e kaluar, Reali fitoi 2:1 të martën mbrëma në Manchester. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:1 e eliminoi Cityn në një të tetën e finales.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadrilenët kishin edhe fat në ndeshjen e kthimit. Në minutën e 20-të Bernardo Silva u përjashtua direkt me të kuq pasi ndali topin me dorë në vijë të portës.
Nga pika e bardhë i saktë ishte braziliani Vinicius Junior. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 22-të.
Gjiganti anglez megjithatë ia doli të barazojë rezultatin në 1:1. Erling Haaland shënoi në minutën e 41-të.
Me rezultatin e barabartë përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën, madrilenët e menaxhuan lojën dhe mbajtën rezultatin e barabartë deri në minutat shtesë. Vinicius Junior e shënoi golin e fitores në minutën e 93-të, kur tashmë dihej që Madridi do të jetë skuadra e kualifikuar.