Real Madridi e ka fituar ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligës spanjolle dhe i është afruar Barcelonës lidere në tetë pikë.
Madrilenët pas triumfit në Kupën e Botës për Klube, të mërkurën mbrëma fituan edhe ndaj Elches me rezultatin 4:0.
Marco Asensio0 në minutën e tetë e hapi serinë e golave për vendësit.
Më pas, Karim Benzema shënoi dy herë nga penalltia.
Në minutën e 31-të realizoi për 2:0, ndërsa golit të 11-të sezonal iu gëzua në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.
Dhjetë minuta para fundit të gjithë takimit realizoi edhe Luka Modriq.
Reali në vendin e dytë ka 48 pikë, ndërsa Barcelona në vendin e parë ka 56 pikë.
Elche është në vendin e fundit me nëntë pikë.