Sport

Reali vazhdon shkëlqimin, shënon fitoren e nëntë në La Liga

Real Madridi vazhdon shkëlqimin në La Liga.

Të mërkurën mbrëma, Reali e ka mposhtur Elchen si mysafir me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së dhjetë të elitës së futbollit spanjoll.

Federico Valverde shënoi golin e parë në minutën e 11-të. Ai realizoi një gol të bukur me të majtën nga distanca.

Realit iu anuluan dy gola në pjesën e parë për pozitë jashtë loje.

Në të dytën, madrilënët shënuan edhe dy herë për të kompletuar triumfin e radhës.

Karim Benzema në minutën e 75-të dhe Marco Asensio një minutë para fundit, shënuan për Realin për fitoren e nëntë në dhjetë ndeshje.

Reali ka vetëm një barazim dhe është ekipi i vetëm pamposhtur në La Liga deri me tani. Ka 28 pikë. Elche është e fundit me vetëm tri pikë.