Gara për titull kampioni në elitën e futbollit italian vazhdon të mbetet e hapur.
Interi është lider, ndërsa ndjekësi më i afërt është Juventusi, që është në pozitën e dytë me 53 pikë.
Juventusi të shtunën nga ora 18:00 luan në udhëtim te Verona në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A të Italisë.
Verona mund të jetë kundërshtar i vështirë pasi është në nevojë për pikë dhe po garon për mbetje në elitë.
Aktualisht zë pozitën e 18-të dhe ka vetëm 19 pikë, një më shumë se Cagliari dhe gjashtë më shumë se Salernitana e vendit të fundit.
Në Serie A është pa fitore në katër ndeshjet e fundit, ku ka dy barazime e dy disfata.
Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, do të luajë në shtëpi kundër Genoas, në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Napoli i Amir Rrahmanit nuk i ka pasur rezultatet e pritura këtë edicion dhe ka mbetur në mesin e tabelës me 35 pikë.
Genoa është dy pozita më poshtë me vetëm 29 pikë.
Napoli – Genoa luhet të shtunën nga ora 15:00.
Milani po ashtu synon që sivjet të kurorëzohet me titull kampioni.
Nuk është shumë larg në tabelë, por ka bërë disa lëshime gjatë rrugës.
Ka 52 pikë momentalisht në pozitën e tretë.
Monza – Milan e mbyll xhiron e 25-të të Serie A dhe luhet të dielën nga ora 20:45.