Juventusi nuk ka hequr dorë nga ideja për ta kthyer mesfushorin Paul Pogba në Torino. Drejtuesit e klubit italian po punojnë seriozisht për të duke shfrytëzuar vullnetin e francezit që ka dëshirë të rikthehet në Serie A.
Kontrata e mesfushorit me Manchester Unitedin i skadon këtë verë dhe Pogba tashmë ka refuzuar rinovimin. 28-vjeçari gjatë verës mund të transferohet si futbollist i lirë te Juventusi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPogba po kërkohet edhe nga PSG-ja e Real Madridi.