Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi favorit për Pogban

Ekipi nga Serie A, Juventusi po konsiderohet favorit për transferimin e mesfushorit Paul Pogba ka shkruar “Football-Italia”.

Pogba pritet të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata dhe gjasat janë të mëdha që të kthehet në Torino. Te Juventusi tashmë i kanë ofruar Pogbas kontratë katërvjeçare dhe francezi është duke e shqyrtuar. Krahas Juventusit, interesim për Pogban kanë treguar edhe Paris Saint-Germaini e Real Madridi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

29-vjeçari në vitin 2016 iu bashkua Unitedit nga Juventusi, kurse këtë sezon për ekipin anglez ka regjistruar 26 paraqitje duke shënuar një gol dhe asistuar nëntë herë.