Ylli i Juventusit, Angel di Maria, ka stërvitur i ndarë nga grupi të hënën.
“Bianconerët” shpresojnë që ai të jetë i gatshëm për duelin e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Benficas.
Argjentinasi ka pasur vetëm dy paraqitje me “zonjën e vjetër” këtë sezon, ndërsa pesë ballafaqime tjera mungoi shkaku i lëndimeve.
Di Maria shënoi dhe asistoi në paraqitjen e tij të parë me Juventusin në takimin kundër Sassuolos më 15 gusht. Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare me skuadrën italiane.
Takimin e dytë e luajti kundër Fiorentinas në barazimin 1:1.
Artikuj të ngjashëm