Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi rikthen interesimin për Pogban

Juventusi do të tentojë ta transferojë Paul Pogban gjatë kësaj vere. Sipas Tuttosport, drejtuesit e klubit italian po synojnë ta bindin mesfushorin të transferohet në Torino.

Pogba ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2022, të cilën ende nuk e ka vazhduar. E këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë klubi italian për të siguruar shërbimet e francezit.

Juventusi është i gatshëm të paguajë rreth 60 milionë euro për shërbimet e Pogbas.

28-vjeçari u transferua te Manchester Unitedi në vitin 2016 pikërisht nga Juventusi për 105 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm