Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimi i Pogbas e largon McKennien

Juventusi është në bisedime të avancuara me Paul Pogban sipas disa mediumeve në Itali, ndërsa rikthimi i francezit do ta largonte nga klubi amerikanin Weston McKennie.

Kontrata e Pogbas me Manchester Unitedin skadon në fund të këtij sezoni dhe përfaqësuesja e tij, Rafaela Pimenta, u takua me “bianconerët” të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Juventusi i ka ofruar Pogbas pagë vjetore prej 7.5 milionë eurove deri në vitin 2025.

Ende asgjë nuk është arritur pasi mesfushori francez po kërkon pagë vjetore prej 11 milionë eurove.