Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me ofertë për Milinkoviq-Saviqin

Skuadra e Juventusit i ka bërë ofertë zyrtare Lazios për mesfushorin Sergej Milinkoviq-Saviq, përcjell “Football-Italia” të martën.

Mësohet se Juventusi ka ofruar 50 milionë euro për ta bindur Lazion në lirimin e mesfushorit në afatin kalimtar të janarit. Juventusi ka kohë që interesohet për 27-vjeçarin dhe po synon transferimin e tij në fillim të vitit të ardhshëm për ta forcuar edhe më shumë mesfushën pas rezultateve të dobëta këtë edicion.

Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Këtë edicion Milinkoviq-Saviq është njëri prej lojtarëve kryesorë te Lazio. Ka katër gola e shtatë asistime në 12 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm