Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi bën ofertë për Sanchon

Skuadra e Juventusit ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin ofensiv, Jadon Sancho ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.

Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka kontaktuar me Manchester Unitedin, ekip që e ka nxjerr në shitje Sanchon.

Futbollisti anglez do të largohet nga Unitedi në afatin kalimtar të janarit pasi është përjashtuar nga ekipi i parë për shkak të mospajtimeve me trajnerin Erik ten Hag. Mësohet se Juventusi ka kërkuar huazimin e tij deri në qershor, ku ka përfshirë edhe opsionin e blerjes në vlerë prej 60 milionë eurosh.

Sancho ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka vetëm tri paraqitje në Premier League. 23-vjeçari iu bashkua ekipit anglez në vitin 2021 për 100 milionë euro nga Borussia Dortmundi, ekip që gjithashtu ka shprehur interesim për rikthimin e tij.