Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i cakton çmimin Rabiotit

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot është njëri prej lojtarëve të parë që pritet të largohet nga skuadra e Juventusit në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet italiane kanë shkruar të premten se drejtuesit e Juventusit tashmë e kanë nxjerrë në shitje Rabiotin, i cili nuk ka bindur trajnerin Massimiliano Allegri me paraqitjet e tij.

Për kartonin e Rabiotit, Juventusi po kërkon 15 milionë euro dëmshpërblim, të cilin është i gatshëm ta paguajë skuadra e Newcastlet. Madje, Newcastle i ka ofruar francezit është pagë vjetore prej shtatë milionë euro për ta bindur që të transferohet në Angli.

Rabiot 26-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2023 me Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 si lojtar i lirë. Këtë edicion, Rabiot ka një asistim në 11 ndeshje në të gjitha garat.