Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi e Arsenali kërkojnë Simeonen

Juventusi është në kërkim të sulmuesit të Veronas, Giovanni Simeone, ka shkruar të dielën “Gazzetta dello Sport”.

Megjithatë, për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar, “bardhezinjtë” duhet ta mposhtin konkurrencën e Arsenalit.

Sipas gazetës italiane, Simeone është opsioni më i ri për sulmin e skuadrës që drejtohet nga Maximiliano Allegri.

I biri i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, mund të transferohet për vetëm 15 milionë euro.

Për të interesim ka shprehur edhe skuadra e Arsenalit.

26-vjeçari Simeone ka realizuar 17 gola dhe pati gjashtë asistime në 36 ndeshje të Serie A.