Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi afër transferimit të Simeones

Giovani Simeone karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligën e Gjermanisë.

Për sulmuesin argjentinas ka shfaqur interesim Borussia Dortmundi.

Klubi gjerman është afër finalizimit të marrëveshjes me Simeonen.

Futbollisti aktual i Hellas Veronas ishte objektiv i Napolit, por si duket Dortmndi po e fiton garën.

“Marca” shkruan se delegacioni i Dortmundi do të fluturojë drejt Italisë të enjten për të finalizuar marrëveshjen me Giovani Simeonen, i cili është djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones.

Dortmundi është i detyruar që të transferojë një sulmues, pasi Sebastien Halleri duhet do të qëndrojë jashtë fushës për kohë të pacaktuar për shkak të sëmundjes që i është shfaqur (tumor).

Përveç Napolit, në garë për Simeonen është edhe Juventusi.

Artikuj të ngjashëm