Sulmuesi Giovanni Simeone do ta vazhdoj karrierën në Serie A, por te skuadra e Veronas. Ekipi italian e ka zyrtarizuar të enjten transferimin e Simeones, i cili i është bashkuar nga Cagliari.
Simeone është huazuar për një vit te Verona, ekip që ka opsionin e blerjes së tij për 12 milionë euro. 26-vjeçari ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2024 dhe te Verona po shihet si përforcim i duhur për sulmin në sezonin 2021/22.
Sezonin e shkuar, Simeone shënoi gjashtë gola në 32 ndeshje në kampionatin italian. Ai është i biri i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones kurse karrierë në Serie A bën prej vitit 2016. Simeone ka luajtur edhe për Genoan e Fiorentinan.