Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verona e bleu Simeonen dhe synon ta shesë menjëherë

Hellas Verona e ka zyrtarizuar transferimin e Giovanni Simeones nga Cagliari, por ai nuk pritet të qëndrojë në skuadër.

Për të ka interesim nga Napoli, Atalanta, Valencia, Villarreali, Sevilla, Arsenali e skuadra të tjera.

26-vjeçari e kaloi edicionin e shkuar si i huazuar te Verona dhe shënoi 17 gola në 36 paraqitje në Serie A.

Verona njoftoi për aktivizimin e opsionit të blerjes së tij për 12 milionë euro dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm