Giovanni Simeone do ta vazhdojë karrierën te Napoli.
Sipas Fabrizio Romanos, Simeone i ka kaluar testet mjekësore dhe në orët në vazhdim do të prezantohet si lojtar i Napolit.
Presidenti i klubit napolitan, De Laurentiis, e ka fituar garën me klubet e mëdha italiane për të nënshkruar me argjentinasin Simeone ka qenë ndër sulmuesit më të mirë në Serie A në sezonin e kaluar.
Ai kishte shënuar 17 gola me fanellën e Hellas Veronas.