Skuadra e Napolit ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin Giovanni Simeone dhe po negocion me Veronan për transferimin e tij, ka raportuar të premten “Corriere dello Sport”.
Simeone është pajtuar me kushtet e ofruara nga Napoli dhe po pret dritën e gjelbër nga Verona për t’iu bashkuar ekipit të ri.
Ai me Napolin do të firmosë kontratë pesëvjeçare.
Simeone impresionoi sezonin e shkuar me fanellën e Veronas, duke shënuar 17 gola në Seria A dhe ishte ndër lojtarët kryesor në ekip.
27-vjeçari sezonin e shkuar luajti i huazuar te Verona, ekip që shfrytëzoi opsionin e blerjes së kartonit të tij nga Cagliari për 17 milionë euro. Ai ka kontratë me Veronan deri në vitin 2026.